Botë
BE: Për marrëveshjen Kosovë-Serbi; Stano: Vetëm pas përmbylljes së çështjeve
30.07.2020 18:54
Bashkimi Evropian tha se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të arrihet pasi të gjitha palët...

Bashkimi Evropian tha se marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të arrihet pasi të gjitha palët të pajtohen për të gjitha çështjet e pazgjidhura dhe të bien dakord që normalizimi mund të vazhdojë në formën e marrëveshjes së nënshkruar.
Prononcimet erdhën nga zëdhënësi i Shërbimit Evropian për Punë të Jashtme, Peter Stano. Ekipet e ekspertëve nga Kosova dhe Serbia janë duke marrë pjesë në një raund bisedimesh sot në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE-ja. Është ky takimi i dytë i tillë në një javë, që ndërmjetësohet nga i dërguari i BE-së për dialogun, Mirosllav Lajçak.
Delegacioni i Kosovës kryesohet nga koordinatori shtetëror për dialogun, Skender Hyseni, ndërsa ai i Serbisë nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Stano konfirmoi më herët se në agjendë të bisedimeve sot janë personat e zhvendosur dhe çështjet ekonomike.
