Botë
Dy raketa e kanë goditur aeroportin në Bagdad
31.07.2020 14:13
Dy raketa e kanë goditur aeroportin ndërkombëtar në Bagdad, kumtoi armata irakiane...

Dy raketa e kanë goditur aeroportin ndërkombëtar në Bagdad, kumtoi armata irakiane.
Sipas agjencisë së lajmeve Ksinhua, nuk ka pasur viktima në sulmin që ka ndodhur mbrëmë vonë e as nuk është shkaktuar dëm material.
Deri më tani askush nuk e ka ndërmarrë përgjegjësinë për granatimin e aeroportit ku janë vendosur trupat amerikane.
Uashingtoni për këto sulme i fajëson luftëtarët proiranianë. Në Irak, SHBA-ja dhe Irani luftojnë për pushtet./mia
