Ekonomi

KRRE: Energjia elektrike shtrenjtohet për 7.42%

31.07.2020 16:39

Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimin i energjisë elektrike për amvisëri do të rritet për 7.42 për qind...

Me vendim të Komisionit Rregullator të Energjetikës, çmimin i energjisë elektrike për amvisëri do të rritet për 7.42 për qind dhe do të kushtojë rreth 5.9 denarë për një kilovat orë me tarifën e shtrenjtë, ndërsa tarifa e lirë arrin në 2.9 denarë për kilovat orë.
 
Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimoski, deklaroi se deri te rritja e çmimit të energjisë elektrike ka ardhur me kërkesë të kompanive energjetike, pasi pandemia e virusit Korona ka ndikuar negativisht në punën e tyre, përkatësisht Elektranat e Maqedonisë së Veriut këtë vit kanë shënuar ulje drastike të eksportit të energjisë elektrike, që shënon 17 milion euro, ndërsa MEP-së nga kapacitetet tejkufitare ka shënuar rënie prej 11 milion euro, po ashtu ndikim ka pasur edhe ulja e konsumit nga kapacitetet industriale dhe komerciale.                                                         
 
“Për shkak të rënies së të ardhurave për shkak të komponentës ekonsportuese, çmimi i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët në tregun rregullator do të rritet për 7.4%dhe atë do ta ndjekim në periudhën e ardhshme, nëse do të ketë rritje të të hyrave nga ana e Elektranave të Maqedonisë së Veriut në pjesën e shitje së tepricës dhe nëse ka korrigjime të caktuara edhe te të hyrat që do t’i sigurojë MEPSO nga kapacitetet tejkufitare. E di se me këtë vendim ndikojmë te konsumatorët, edhe atë mesatarisht nga llogaria prej 1500 denarësh rritja e shpenzimeve mujore do të jetë mesatarisht 100 denarë.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.                                                                                  
 
Për të tejkaluar këtë situatë, Bislimovski e sheh si mundësi subvencionimin e kategorive sociale apo uljen e TVSh-së, siç ishte rasti me ngrohjen qendrore, që u ul nga 18 në 5%, që ndikoi në uljen e çmimit për 12%.  
 
“Komisioni Rregullator i Energjetikës, duke e pasur parasysh situatën me pandeminë, vendosi të mos ketë heqje të tarifës së lirë në interes të qytetarëve të shtetit tonë. Tarifa e lirë vazhdon të mbetet ashtu siç ishte deri më tani.”,- tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.
 
Sipas kreut të KRRE-së, Bislimovski, nëse do të pranoheshin në tërësi kërkesat e kompanive energjetike, rritja e energjisë elektrike do të arrinte prej 22 deri në 23 për qind. 
 
REJHANE BUSHI METAJ