Botë
Kosovë, 15 të vdekur e 226 të infektuar. Shqipëri, 3 të vdekur e 79 të infektuar
31.07.2020 17:40
Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e virusit Korona...

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur 15 persona si pasojë e virusit Korona, duke e çuar në 227 numrin e përgjithshëm të personave të vdekur.
Ndërsa nga testimi i gjithsej 459 personave, pozitivë kanë rezultuar 226 persona. Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste. Po ashtu janë shëruar 115 pacientë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është gjithsej 4.578 persona, derisa numri i rasteve aktive është 3.525.
“Gjendja është e rëndë, falënderoj të gjithë qytetarët që po i respektojnë masat në ditë feste, pasi apeli që kemi bërë si qeveri bashkë me gjitha institucionet tjera në menaxhimin e kësaj situate kanë dhënë efekt.”,- u shpreh kryeministri i Kosovës, Avdulla Hoti.
Në Shqipëri, në 24 orët e fundit janë regjistruar tre të vdekur dhe 79 të infektuar.
“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 56 vjeçar dhe një 76 vjeçar nga Tirana me disa bashkëshoqëruese dhe një 90 vjeçar nga Elbasani. Aktualisht në Spitalin Infektiv dhe Spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 115 pacientë, 16 janë në terapi intensive, 5 prej të cilëve pacientë të intubuar.”,- tha ministrja e shëndetësisë e Shqipërisë.
Në nivel botëror, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në mbi 17 milion e 308 mijë persona, prej të cilëve mbi 10 milion e 146 mijë janë shëruar, ndërsa numri i të vdekurve në 673,431 mijë persona.
REJHANE BUSHI METAJ
