Maqedoni
Tetovë, besimtarët falën Bajramin në xhami. Poroj, xhamia edhe këtë bajram ishte e mbyllur
31.07.2020 18:22
Namazi i Bajramit u fal edhe në xhamitë në Tetovë, përveç xhamisë në Poroj...

Namazi i Bajramit u fal edhe në xhamitë në Tetovë, përveç xhamisë në Poroj, e cila ashtu si edhe gjatë Fitër Bajramit, ishte e mbyllur, pasi imami, Maksut Abazi, në koordinim me besimtarët ka vendosur që xhamia të mbetet e mbyllur derisa të kalojë pandemia e virusit Korona.
Edhe kryetari i Myftinisë së Tetovës, Qani Nesimi, nuk e sheh të gabuar moshapjen e xhamive në vend apo jashtë vendit, pasi thekson se mbrojtja e njeriut është para së gjithash.
