Botë
Eurostat, zona euro në tremujorin e dytë rënie prej 12,1%
31.07.2020 18:56
Zona euro në tremujorin e dytë shënoi rënie historike prej 12,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto...
Zona euro në tremujorin e dytë shënoi rënie historike prej 12,1% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, si pasojë e masave kufizuese për shkak të koronavirusit, njoftoi Zyra europiane e Statistikave Eurostat.
“Bëhet fjalë për rënien më të madhe që prej fillimit të matjeve në 1995”, nënvizoi në një komunikatë Eurostat. “Ky vlerësim paraprak është i bazuar në burime të dhënash të paplota dhe do të bëhet objekt i rishikimeve”, shtoi Eurostat.
Ndërkohë Italia si vendi më i prekur nga virusi korona regjistroi një rënie prej 12,4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto në tremujorin e dytë, në raport me tremujorin e parë, konfirmoi Istat.
