Botë

SHBA, një marins i vdekur e tetë të humbur në misionin stërvitor me mjete amfibe

31.07.2020 20:01

Forcat e Ekspeditave Detare të SHBA raportuan një aksident të rëndë gjatë një misioni stërvitor me mjete amfibe...

Forcat e Ekspeditave Detare të SHBA raportuan një aksident të rëndë gjatë një misioni stërvitor me mjete amfibe sulmi në brigjet jugore të Kalifornisë.
 
Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende në vijim.
 
Të paktën një marins ka vdekur dhe tetë janë të humbur. Dy marinsa u plagosën, ndërsa forcat e rojës bregdetare po ndihmojnë në përpjekjet e shpetimit.
 
Ushtria nuk ka sqaruar ende çfarë ka shkuar keq, por incidenti përfshin forcat e bazës së Cape Pendleton që po stërviteshin pranë ishullit San Clemente në brigjet e Kalifornisë.
 
Kolonel Christopher Bronzi tha: “Ne jemi të trishtuar nga ky incident. Ju kërkoj marinarëve dhe familjarëve të lutem, teksa ne vazhdojmë operacionet e kërkimit”./Top Channel