3 vjet nga marrëveshja me Bullgarinë, Zaev: Model që hapi dyert e RMV-së drejt NATO-s

01.08.2020 14:31

Në tre vjetorin nga nënshkrimit të marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut....

Në  tre vjetorin nga nënshkrimit të  marrëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për fqinjësi të mire dhe bashkëpunim mes dy vendeve, lideri i LSDM-së Zoran Zaev në një postim të tij në Facebbok, ka thënë se kjo ditë shënon një datë historike për vendin, në hapjen e rrugëtimit të saj drejt anëtarësimit në NATO si dhe në drejtim të përmirësimit të klimës për fillimin e negociatave me Bashkimin Eupoian.

“Ky sukses, u bë inspirim dhe model për bashkëpunim  për rajonin  dhe më gjërë, ndërsa qytetarët e MAqedonisë së veriut  i konfirmuan edhe një here  aleatët e tyre më të afërt për bashkëpunim, në rrugën europiane dhe progressive  drejt një ardhmërie më të mirë. Përmes kësaj marëveshjeje për ardhmërinë tone, u përcaktuam  që bashkërisht ta parandalojmë propagandën qëllim keqe , së bashku të jemi kundër gjuhës së urrejtjes dhe  ta mposhtim nacionalizmin”, - ka shkruar Zaev. 

Ai më tej shton se  korrniza e arrdhmërisë së dokumentit  për fqinjësi të mire dhe bashkëpunim i urdhëron dy qeveritë  ttë dy vendeve  të jenë të përkushtuara plotësisht  në reralizimin e perspektivave  për zhvillim  dhe përparim të marrëdhënieve  mes popujve të dy vendeve.

Marrëveshja  u nënshkrua  në gjuhën maqedonase dhe në atë bullgare, e njejtas nga dy kryeministrat para te vitesh u vlerësua si marrëveshje historike  e cila hapi perspektivat e  dy vendeve  për bashkëpunim bilateral dhe multirateral, lehtësimet  në formalitetet doganore,  në ato transportuese  përmes krijimit të projekteve  infrastrukturore nderkufitare.

Në pajtim me  marrëveshjen  u formua  edhe komisioni i përbashkët maqedono-bullgar, për çështje historike dhe arsimore e cila deri më tani është mbledhur 9 herë. Komisioni madje eshte prononcuar për shënimin e ngjarjeve dhe personaliteteve  të përbashkëta  historike , me crast pati debate edhe mbi tejkalimin e ndasive rreth interpretimit.

Deri më tani është arritur një avancim në qëndrime sa i përket periudhës antike  dhe mesjetës, por jo dhe pajtueshmëri  rreth çështjes së figures së Goce Dellçevit. Marrëveshja para tre vitesh u nënshkrua nga ish kryeministri Zaev dhe kryeministri bullgar Bojko Borisov. (Merita Gashi, TVM2)