Vaksina anti-covid, BE rezervon 300 mln doza

01.08.2020 15:23

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze “Sanofi”....

Bashkimi Evropian ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë farmaceutike franceze “Sanofi” për të siguruar 300 milionë doza të vaksinës, të cilat mund të ndihmojnë në luftimin e virusit Corona.

Në deklaratën e Komisionit Evropian njoftimi u lëshua pasi autoritetet amerikane njoftuan se do të ndanin 2.1 miliardë dollarë për kompanitë Sanofi dhe GSK, për zhvillimin e vaksinës kundër COVID-19. Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka thënë se BE do të bëjë gjithçka që mundet për të ndihmuar në gjetjen e një vaksine efektive. Në deklaratë thuhet se KE, i cili negocioi me kompaninë franceze, do t’i lejojë anëtarët e BE-së të blejnë vaksinën pasi të provohet të jetë e sigurt dhe efektive. Qeveria franceze përshëndeti deklaratën e Komisionit Evropian si një “hap vendimtar” në luftën kundër pandemisë.