“Covid 19”, OBSH: Krizë shëndetësore që ndodh një herë në shekull

01.08.2020 14:47

Pandemia me koronavirus është krizë që ndodh një herë në shekull....

Pandemia me koronavirus është krizë që ndodh një herë në shekull, efektet e së cilës do vërehen në dekadat që do të vijnë, ka thënë udhëheqësi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Pandemia me virusin korona ka lënë të vdekur më shumë se 670,000 persona në gjithë botën, derisa rastet e para të sëmundjes COVID-19, janë raportuar të Vuhan të Kinës në fund të vitit të kaluar.

Pavarësisht përhapjes në gjithë botën, Tedros ka thënë se studimet tregojnë se “shumica e njerëzve në botë kanë dyshime për virusin, madje edhe në zonat që janë përballur me shpërthime të mëdha”. Meksika është radhitur në vendin e tretë me numrin më të lartë të vdekjeve nga koronavirusi, pas SHBA-së dhe Brazilit. 46,688 njerëz kanë vdekur dhe gjithsej 424.637 njerëz janë infektuar.