Aksident hekurudhor në Portugali, viktima dhe të plagosur
01.08.2020 13:30
Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 37 persona kanë mbetur të plagosur.....

Dy persona kanë humbur jetën dhe mbi 37 persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti hekurudhor në Portugali.
Një tren i shpejtësisë së lartë është përplasur me një makineri mirëmbajtjeje në qendër të Portugalisë në qytetin Coimbra.
Më shumë se 160 mjekë dhe zjarrfikës mbërritën në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë ndihmën e parë personave të lënduar.
Kryetari i bashkisë së Coimbra-s konfirmoi se viktimat ishin duke punuar në shina në momentin kur ndodhi aksidenti, ndërsa drejtuesi i trenit është mes 7 personave që ndodhen në gjendje të rëndë pas kësaj ngjarje.
