Debat publik për rolin e diasporës për Republikën e Maqedonisë

29.10.2014 10:23

Debat publik me temë "Rëndësia dhe roli i diasporës për Republikën e Maqedonisë - aspektet politike dhe ekonomike" do të mbajë sot Komisioni kuvendor për politikë të jashtme......

Njëherësh fjalim do të ketë deputeti Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për politikë të jashtme.

Për aspektet ekonomike të rëndësisë dhe rolit të diasporës për Republikën e Maqedonisë do të flasin: Dimitar Bogov, guvernator i Bankës Popullore të RM-së, Vele Samak, ministër pa resor, Shefki Idrizi, mërgimtar i kthyer nga diaspora, pronar i "Renova-s", Mazllum Hasan, biznesmen, mërgimtar i kthyer nga SHBA-ja, pronar i "Lakeview Hotel and Resort" - Oteshevë.

Për aspektet politike do të flasin: Pavle Sazdov, deputet në Kuvendin e RM-së nga diaspora, Vasil Naumov, drejtor i Agjencisë për mërgatë dhe Zllatko Nikolloski, autor i librit "Diaspora e Maqedonisë".