Covid 19, Kosovë: 9 të vdekur, 224 raste të reja

01.08.2020 19:29

Kosova vijon me shifrat alarmante të infektimeve....

Kosova vijon me shifrat alarmante të infektimeve dhe vdekjeve nga koronavirusi. Vetëm në 24 orët e fundit jeteën e kanë humbur 9 persona, derisa prej 434 testeve, 224 kanë rezultuar pozitiv. 

Me këtë numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 236, kurse i të infektuarve në 8554.

Lidhur me gjendjen me pandeminë në Kosovë ka reaguar edhe kryeministri Avdullah Hoti.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook, thotë se po s’u respektuan masat atëherë do të ketë ballafaqim me ligjin. (Ersan Pajaziti, TVM2)