Covid 19, Shqipëri: 4 të vdekur, 120 raste të reja
Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë katër pacientë....

Në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetë katër pacientë me koronavirus, si dhe janë regjistruar 120 raste të reja infektimi.
“Fatkeqësisht, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, një 58 vjeçare nga Kurbini dhe një dhe një 71 vjeçare nga Lushnja me disa sëmundje bashkëshoqëruese, një 61 vjeçar nga Durrësi dhe një 67 vjeçar nga Fieri” – tha Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë së Shqipërisë.
Për përballje në periudhë afat-mesme me pandeminë Covid 19, ministrja e shëndetësisë së SHqipërisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se sistemit shëndetësor do t’i shtohen 300 mjekë, infermierë dhe teknikë
“Vendimi i qeverisë i ditës së djeshme ka alokuar 300 punonjës të dedikuar për spitalet që priten të happen, por edhe për planin tone afat-mesëm, në kuadër të përgjigjes sonë për covid19. 300 punonjës që do ti përgjgijen nevojave të spitaleve tona kovid, gjithashtue dhe nevojave tjera që ka sistemi ynë shëndetsor.” – tha Ministrja e Shëndetsisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu.
Manastirliu ju ka bërë edhe njëherë thirrje të rinjve të tregohen të përgjegjshëm, pasi sjellja individuale në këtë betejë është vendimtare. (Ersan Pajaziti, TVM2)
