2 Gushti, manifestimet nën protokolle shëndetësore
Kanë filluar manifestimet me rastin e shënimit te 2 Gushtit...

Kanë filluar manifestimet me rastin e shënimit te 2 Gushtit, ditës së Republikes dhe Kryengritjes se Ilindenit.
Manifestimet qendrore mbahen ne Pelince, Krusheve dhe Shkup. Për shkak të rrethanave shendetesore te shkaktuara nga pandemia covid 19, protokolli i manifestimeve mbahet nen masa te rrepta, të caktuara nga Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse.
“Fitore për të gjithë” është lajtmotivi i përbashkët i solemniteteve të cilat sot mbahen në Krushevë, Pelincë dhe në Shkup.
Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski me rastin e ditës së Ilindenit, dhe Republikës, në mesazhin e urimit thotë se sivjet Ilindeni shënohet në rrethana ndryshe nga herat e tjera, në kohë pandemie, si një rrezik potencial për shëndetin e qytetarëve, për ekzistencën por dhe mënyrën e jetës jo vetëm në vendin tone por edhe në gjithë botën, ka thënë presidenti Pendarovski.
Ai më tej ka shtuar se në planin strategjik kjo ditë na gjen me një hapërim më përpara drejt realizimit të qëllimeve të caktuara.
