Për luftën kundër ebolës në Afrikë nevojiten edhe pesë mijë punonjës shëndetësorë

29.10.2014 10:34

Për tejkalimin e epidemisë së ebolës në Afrikën Perëndimore janë të nevojshëm të paktën pesë mijë punonjës shëndetësorë, deklaroi dje kryetari i Bankës Botërore, Xhim Jon-kim......

Ai këtë e deklaroi në konferencë shtypi në Adis Abeba, në të cilën morën pjesë edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-mun dhe presidenti i Unionit afrikan, Nkosazana Dlamini Zuma.

Kryetari i KB-së shprehu gatishmëri për shkak të vështirësive rreth gjetjes së këtij numri të punonjësve shëndetësorë, duke theksuar se ndikim më të madh ka frika nga sëmundja.