JuTjub e shqyrton mundësinë për pagesë të përmbajtjeve
29.10.2014 10:39
Internet portali JuTjub ka mundësi së shpejti të fillojë me pagesën e shqyrtimit të përmbajtjeve, që i publikon në zëvendësim për mënjanim të reklamave, deklaroi drejtorsha e tij Suzan Vojcicki.......

"Vizitorët e portalit në të ardhmen do të mund të zgjedhin mes reklamave ose mundësisë që ta paguajnë shikimin e përmbajtjeve", theksoi Vojcicki në konferencën në SHBA.
JuTjub tani financohet me mospagesën e reklamave të shkurtëra, të cilat vizitorët e sajtit duhet t'i shikojnë para se ta shohin videon, që e kanë kërkuar.
"Mendoj për atë që shfrytëzuesve t'ua lëmë zgjedhjen", deklaroi drejtorsha e JuTjub.
Ajo tha se ka përdorues, të cilët janë të gatshëm të paguajnë që të mos i shikojnë reklamat.
