Ekonomi
Qytetarët, kundërshtohet rritja e çmimit të rrymës
03.08.2020 15:22
Komisioni Rregullatorë i Energjetikës dit më aprë ka vendosur të rris çmimin e energjisë elektrike...

Komisioni Rregullatorë i Energjetikës dit më aprë ka vendosur të rris çmimin e energjisë elektrike për amvisritë për 7,4 %. Qytetarët me çmimin e ri do ti paguajnë faturat nnga muaji shtator. Nga Komisioni Rregullator i Energjietikës kanë arsyetur rritjen si pasojë e uljës së të ardhurave të kompanive energjetikë për shkak të Kovid 19. Por qytetarët kanë shprehur pakënaqësi me një vendim të tillë. Madje ata thonë se derisa ne vendin tonë kemi rritje të çmimit të gjitha vendet tjera i ndihmojnë qytetarët në pagesën e faturave të energjisë elektrike apo i anulojnë pagesat e të njejtave pasi virusi korona ka dëmtuar dukshëm ekonomitë familjare.
Shtrenjtimi I energjisë elektrike për 7,4% ka shkaktuar reagim te qytetarët, të cilët shprehen të revoltuar për një rritje të këtillë në kohë pandemie, ku të ardhurat e tyre janë zvogëluar ndërsa shpenzimet janë rritur.
"Mendoj se kjo rritje nuk është në rregull, kur kemi shtetet e evropës të cilët bëjnë zbritje të çmimit të rrymës elektrike paramendoni në shtetet e ballkanit. Për mua kjo rritje është e turpshme. Qytetarët janë në gjymë, rrinë qetë dhe pajtohen me këtë rritje atëherë këta veprojnë sipas dëshirës së tyre"...
"Qytetarët tanë i dëmton shumë rritja prej 7.4 % për arsye se të ardhura nuk ka ky popull"...
"Në këtë kohë pandemie mendoj çë është çmenduri të rriten çmimet. Askund në botë nuk ka që për qkyqje dhe kyqje për 2 minuta punë në kompjuter të paguhet 30 euro"...
"Kjo është katastrofë duke e pasur parasysh se 6 muaj kemi krizë ekonomike, vetëm këtu ndodh një gjë e tillë dhe është keq për rrymën elektrike. Duhet zbritje të çmimit, sa më i ulët të jetë çmimi i energjisë elektrike nuk ka tjetër rrugëdalje. Populli duhet të ngritet që të vertetohen mirë dhe të bëhën protesta edhe un jam ai i cili do të protestoj.", thanë qytetarët.
Poashtu qindra qytetarë i janë bashkangjitur peticionit onlinë në rrjetet sociale për shfuqizimit e vendimit për shtrenjtimin e rrymës. Me reagime kanë dalur edhe partitë politike opozitare, ekspertëve, shoqata dhe sindikata, të cilët kërkojnë urgjentisht të tërhiqet vendimi i komisionir rregullator, me arsyetimin se i njejti po vendoset në kohen e pandemisë kur një pjesë e qytetarëve kanë mbetur pa punë apo punojn me rroga më të ulëta.
GAZMEND KURTISH
