Kurdët irakianë mbërritën në kufirin me Turqinë rrugës drejt Kobanit
Përforcimi i parë për kurdët irakianë për t'i ndihmuar kurdët në qytetin sirian Koban, të cilët luftojnë kundër xhihadistëve, arriti gjatë natës në Turqi, kumtuan autoritetet lokale në Turqi.......

Një grup prej 150 kurdëve irakianë mbërritën në aeroportin Sanliurfa në jug të Turqisë, theksuan autoritetet lokale dhe shtuan se edhe kontingjenti i dytë ka arritur përmes rrugës tokësore.
Në këtë kontingjent kanë qenë 40-të automjete me armatim të rëndë, njoftuan mediat perëndimore.
Kurdët irakianë duhej ditëve në vazhdim të mbërrijnë në Koban, qytetin kurd në veri të Sirisë në kufirin me Turqinë ku në vijim zhvillohen luftimet kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik.
Autoritetet turke javën e kaluar nën presionin e SHBA-së, lejuan që kurdët irakianë të kalojnë përmes territorit të Turqisë deri në Koban edhe pse paraprakisht theksuan se nuk do të lejojnë dërgimin e njësiteve tokësore në këtë qytet sirian.
