Serbi, konstituohet kuvendi, përfshirë 3 deputet shqiptar
Në Serbi u bë sot konstituimi i përbërjes së re të kuvendit....

Në Serbi u bë sot konstituimi i përbërjes së re të kuvendit, pjesë e të cilit janë edhe tre deputet shqiptar.
Në zgjedhjet parlamentare të 21 qershorit në Serbi, lista e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, ka fituar 188 deputet nga gjithsej 250 sa ka kuvendi i Serbisë. Partia Socialiste e Serbisë ka fituar 32 deputetë, dhe Lidhja Patriotike Serbe 11 deputet. Poashtu edhe katër parti të pakicave kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Lidhja e Hungarezëve të Vojvodinës ka fituar 9 deputetë, Lista e Muamer Zukorliq do të ketë 4 deputetë, ndërsa SDA e Sanxhakut dhe Alternativa Demokratike Shqiptare - Lugina e Bashkuar kanë nga 3 deputet.
Me betimin e deputetëve, fillon afati prej 90 ditësh për formimin e Qeverisë së re. Por derisa mbahej seanca konstituive jashtë kuvendit u protestua me brohoritjen se kjo legjislaturë nuk ka legjitimitet, pasi zgejdhjet i bojkotuan disa parti opozitare. Opozita e Bashkuar e Serbisë tha se që nga 3 gushti, Serbia "zyrtarisht nuk ka parlament" sepse 250 parlamentarët e rinj nuk u zgjodhën në mënyrë ligjore.
Por këto akuza janë mohuar nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
