Botë
Tetë anije të mbushura me emigrantë arritën në Lampeduzë
03.08.2020 19:51
Rreth 200 emigrantë në tetë anije arritën sot në mëngjes në ishullin italian Lampeduza...

Rreth 200 emigrantë në tetë anije arritën sot në mëngjes në ishullin italian Lampeduza, që edhe më shumë e komplikoi tashmë gjendjen e vështirë në atë ishull në pjesën jugore të vendit.
Emigrantët ishin dërguar në qendrën e pranimit. Në këtë moment, në atë qendër ka 910 kërkues të azilit, ndërsa situata është më e komplikuar sepse kapaciteti i qendrës është ulur në 95 për shkak të epidemisë së virusit korona./mia
