NBA: Parker me treshe solli fitoren kundër Dallasit

29.10.2014 10:53

San Antonio e ka nisur me sukses mbrojtjen e titullit, duke fituar në derbin e Teksasit kundër Dallasit..........

Toni Parker, me treshen e tij të katërt në sfidë, një minutë e shtatë sekonda para mbylljes të sfidës, ia solli fitoren e parë sezonale sparsave. Pasi ai dhe shokët fituan unazat e kampionit, francezi ishte më efikasi, me 23 pikë, ndërsa e ndihmuan edhe veteranët tjerë në skuadër, Manu Ginobili, me 20 pikë dhe Tim Duncan, me dabëll dabëll prej 14 poena e 13 kërcime.

Fitorja e thellë e Hjustonit me 108:90 kundër Lejkersave, kaloi nën hijen e thyerjes të këmbës të basketbollistit të Los Anxhellosit, Julius Randle. 19 vjeçari, në paraqitjen e tij debutuese në NBA, nuk pati fat dhe tani do të mungojë një kohë të gjatë nga parketet. James Harden udhëhoqi roketsat, me 23 pikë, deri sa Howard shtoi 13 poena e 11 kërcime.

Anthonio Davisit I mungoi vetëm një bllokadë për të arritur tripëll dabëll, në paraqitjen e tij tw shkwlqyeshme në fitoren e Nju Orleansit kundër Orllandos, me 101:84. Davis, regjistroi 26 pikë, 17 kërcime e nëntë bllokada. (Mustafa Ademi, TVM2)