Të paktën tre të vdekur, ndërsa 200 të zhdukur në motin e keq në Sri Lanka

29.10.2014 11:14

Të paktën tre persona humbën jetën dhe 200 llogariten si të zhdukur nga rëshqitjet e dheut të shkaktuara nga shirat e fuqishëm monsun në pjesën qendrore të Sri Lankës, kumtuan sot autoritetet lokale........

"Janë paraqitur 140 shtëpi të dëmtuara në rënojat", deklaroi zëdhënësi i Qendrës për menaxhim me katastrofat natyrore Sarat Kumar, duke shtuar se në operacionin për shpëtim  janë përfshirë policia dhe vullnetarët lokalë.

Pjesë të disa autostradave në vend janë shkatërruar nga shirat e rrëmbyeshëm dhe rëshqitjet e dheut.

Nga rëshqitjet e dhut rreth kryeqytetit të Sri Lankës në qershor të këtij viti jetën e humbën 13 persona.