Benzina shtrenjtohet për gjysmë denari, ndërsa po aq lirohet diseli
Për gjysmë denari nga mesnata shtrenjtohet benzina, ndërsa po aq lirohet diseli....

Për gjysmë denari nga mesnata shtrenjtohet benzina, ndërsa po aq lirohet diseli. Çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri po ulet për një denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë.
Çmimi i ri i i EUROSUPER BS-95 arrin 60 den/litër, ndërsa EUROSUPER BS-98 do të shitet me çmim prej 62 denarë për litër. Çmimi me pakicë i dieselit do të jetë 52,50 denarë për litër, ndërsa Vaji ekstra i lehtë për amvisëri 52 denarë për litër.
Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 0.351 denarë për kilogramë, krahasuar me çmimin e konfirmuar paraprakisht. Kështu që tani çmimi i ri i mazutit arrin 25,709 denarë për kilogramë.
Nga Komisioni Rregullatorë për Energjetikë informojnë se me vendimin e ri bëhet ulje e çmimit me pakicë të derivateve të naftës për 0,50 për qind krahasuar me çmimet e konfirmuara paraprakisht./Mia
