Numri i fëmijëve të varfër në Greqi është rritur në 40,5 për qind
Numri i fëmijëve të cilët jetojnë në varfëri nga fillimi i krizës botërore në vitin 2008 është rritur në 23 vende të zhvilluara, tregoi raporti i fundit i UNICEF-it.........

Sipas raportit, numri i fëmijëve të cilët janë varfëruar gjatë recesionit është 2,6 milionë më i madh nga numri i atyre të cilët kanë dalë nga kriza.
"Sa më gjatë këto fëmijë mbesin të robëruar në ciklin e varfërisë, aq më rëndë do të jetë të ikin", qëndron në dokumentin Fëmijët e recesionit: Ndikimi i krizës ekonomike ndaj mirëqenies së fëmijës në vendet e pasura.
Rritje më të madhe të përqindjes së fëmijëve të cilët janë bërë të varfër nga viti 2008 është vërejtur në Greqi dhe Islandë ndërsa pas tyre vijojnë Letonia, Kroacia dhe Irlanda.
Në 18 prej 41 vendeve të përfshira në studim është vërejtur rënie e numrit të fëmijëve të varfër, ndërsa Kili është në majë të listës, me zvogëlim prej 31,4 në 22,8 për qind.
Norvegjia ka shkallë më të ulët të varfërisë së fëmijëve dhe arrin 5,3 për qind (zvogëlim prej 9,6 për qind në vitin 2008), ndërsa Greqia ka shkallë më të lartë dhe arrin 40,5 për qind ( për dallim prej 23 për qind në vitin 2008).
Në 18 prej 41 vendeve, rezultatet treguan përkeqësim të situatës nga viti 2007 deri në vitin 2013, duke zbuluar "rritje të ndjenjës së pasigurisë dhe stresit".
Më shumë se dyfish është rritur edhe përqindja e amvisërive me fëmijë të cilët nuk munden të lejojnë drekë me mish, pulë, peshk ose perime, përkatësisht çdo të dytën ditë, dhe atë në katër vende evropiane Estoni (10 për qind), Greqi (18 për qind), Islandë (6 për qind) dhe Itali (16 për qind).
