Stuhi e fuqishme pasditën e sotme e kaploi Shkupin
04.08.2020 18:40
Breshër me madhësi të një arreje përfshiu disa lagje të qytetit....

Stuhi e fuqishme pasditën e sotme e kaploi Shkupin. Breshër me madhësi të një arreje përfshiu disa lagje të qytetit, ndërsa në tjerat stuhia ishte e një intenziteti më të ulët.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike paraprakisht paralajmëroi se edhe gjatë ditës së nesërme koha do të jetë me vransira të ndryshueshme, jostabile, e freskët me shi dhe bubullima të kohpaskohshme.
Stuhi pritet të ketë edhe nesër dhe pasnesër kur priten edhe të rëna të mëdha të shiut mbi 30 litra në metër katror, erë e fuqishme,dhe paraqitje e izoluar e breshërit. Pritet të ketë edhe rënie të temperaturave në 28 grad celsius.
