Dy shpërthime masive në Beirut, ka edhe të plagosur

04.08.2020 19:13

Dy shpërthime masive kanë tronditur kryeqytetin libanez të Beirut-it...

Dy shpërthime masive kanë tronditur kryeqytetin libanez të Beirut-it. Në pamjet e publikuara nga mediat e huaja, mund të shihet impakti i fuqishëm i shpërthimit të zonën përreth vendit të ngjarjes.

Deri më tani, shpërthimi i është atribuuar një aksidenti në një magazinë fishekzjarrësh.

Në pamjet e filmuara mund të shihet vala e tymit që përhapej përmes godinave që ndodheshin kilometra larg, duke thyer xhama e duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.