“Covid 19”, Kosovë: 13 të vdekur, 225 të infektuar

04.08.2020 19:30

Situata me koronavirusin në Kosovë po përkeqësohet....

Situata me koronavirusin në Kosovë po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 22 pacientë që kanë humbur jetën. Krahas tyre, në 24 orët e fundit, prej 477 mostra të testuara, 225 prej tyre kanë marrë rezultate pozitive, ndërsa autoritetet apelojnë për kujdes.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se këto shifra e çojnë numrin e përgjithshëm në 9 mijë e 274.  Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 201 pacientë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)