“Covid 19”, Shqipëri: 130 raste të reja, 4 të vdekur

04.08.2020 19:45

Situatë e rënduar paraqitet në Shqipëri....

Situatë e rënduar paraqitet në Shqipëri, ku gjatë 24 orëve të fundit është shënuar numër rekord të prekurish me virusin korona.

Nga 546 testet e realizuara në Institutin e Shëndetit publik, kanë rezultuar pozitiv 130 raste të reja me COVID 19, ndërsa katër pacient e kanë humbur betejën me virusin.

“Për fat të keq katër pacientë e kanë humbur betejën me koronavirusin.

Sa i përket atyre që kanë ndërruar jetë janë dy qytetarë nga Tirana, të dy 85 vjeç, tek Infektivi. Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi edhe 2 qytetare: Një 79 vjeçare nga Mirdita dhe një 81 vjeçare nga Shkodra, me sëmundjë bashkëshoqëruese” – tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri,janë shëruar 23 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3 mijë e 54, që nga fillimi i pandemisë. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)