Poloni, shifra rekorde me “Covid 19”, OBSH: “Nuk ka garanci për vaksinë efektive”

04.08.2020 20:00

Në Poloni, u regjistruan 680 raste të reja të infeksionit koronavirus...

Në Poloni, u regjistruan 680 raste të reja të infeksionit koronavirus, një numër rekord i të infektuarve në një ditë të vetme, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.

Më parë, numri më i lartë i infeksioneve ditore u regjistrua të shtunën, kur u konfirmuan 658 raste të reja.

Gjithsej 48.114 raste janë konfirmuar me të infektuar të martën, që nga shpërthimi i pandemisë në Poloni, ndërsa 1.738 njerëz kanë vdekur.

Edhe pse e gjithë bota është në kërkim të një vaksine kundër “Covid-19”, ekspertët e OBSH-së janë skeptikë dhe thonë se kundër virusit Corona nuk do të zbulohet kurrë ndonjë “kurë çudibërëse”.

Shumë gjëra janë ende të pashpjeguara në lidhje me virusin Corona. Prandaj drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus dhe Drejtori i Emergjencave i OBSH-së, Mike Ryan, paralajmërojnë autoritetet e të gjitha vendeve që të zbatojnë me rigorozitet rregulla standarde, si mbajtja e maskave, larja e shpeshtë e duarve, mbajtja e një distance fizike dhe testime për koronën.

Numri i infektimeve në nivel botëror nga virusi Cov-Sars 2, ka kaluar shifrën e 18 milionë njerëzve.