SHBA, uragani “Isaias” i drejtohet Nju Jorkut

04.08.2020 20:24

Rreth 250 mijë persona deri më tani kanë mbetur pa energji elektrike....

Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të frikshme të rasteve me COVID-19, por orët e fundit duhet të përgatitet edhe ndaj një rreziku tjetër.

Bëhet fjalë për stuhinë tropikale Isaias, që pasi kaloi në Karaibe duke shkaktuar viktima, mori forcë duke u shndërruar në uragan të kategorisë së parë.

Uragani ka mbërritur në Karolinën e Veriut dhe pritet t’u drejtohet brigjeve lindore të SHBA, me një shpejtësi mbi 100 kilometra në orë.

Rreth 250 mijë persona deri më tani kanë mbetur pa energji elektrike, ndërkohë që ka patur përmbytje nga reshjet e shumta.Isaias pritet t’u drejtohet, edhe pse me fuqi më të ulët, metropoleve si Filadelfia dhe veçanërisht Nju Jorkut.

Qyteti po përgatitet duke ngritur barriera, Vetë presidenti Trump e ka cilësuar situatën si “të rrezikshme”.