Botë

Shpërthimi në Liban/ Ndërron jetë sekretari i partisë ‘Kataeb’!

05.08.2020 10:41

Nuk kanë të sosur lajmet e hidhura nga Bejruti....

Nuk kanë të sosur lajmet e hidhura nga Bejruti. Mediat e huaja kanë publikuar që mes viktimave si pasojë e shpërthimit të ndodhur, është dhe Sekretari i përgjithshëm i partisë politike “Kataeb”, Nazar Najarian.
 
Sipas raportimeve Najarian ndodhej në zyrë në momentin që ka ndodhur shpërthimi. Ai ishte një politikan shumë i njohur dhe mjaft aktiv në Liban.
 
Sakaq kujtojmë që deri më tani janë raportuar 50 viktima, ndërsa të lënduarit janë përllogaritur mbi 2.700 persona./Top Channel