Maqedoni
DHM: Vendi kaplohet nga reshje të shiut dhe erëra të forta, të shoqëruara edhe me bubullima të kohëpaskohshme
05.08.2020 11:06
Një stuhi e shoqëruar me rreshje shiu vende vende edhe breshër, përfshiu pasditën e djeshme Shkupin....

Nga enti hidrometeorologjik i vendit kanë njoftuar se “Fushëgropën e Shkupit pasditeën e djeshme e përfshiu masë jostabile me vranësira e ndjekur me shi intensiv të rrëmbyeshëm, bubullima, ndërsa vende-vende ka rënë edhe breshër. Masa jostabile lëviz nga perëndimi drejt lindjes. Është përfshirë edhe fushëgropa e Kumanovës. Në pjesët veriore pasdite ende ka kushte për mot jostabil”, informojnë nga enti për shërbime meteorologjike.
Drejtoria për punë hidrometeorologjike paraprakisht paralajmëroi se edhe gjatë ditës së nesërme koha do të jetë me vransira të ndryshueshme, jostabile, e freskët me shi dhe bubullima të kohpaskohshme. Rreshjet e shiut mund të arijnë deri në 30 litra në metër katror, e shoqëruar me erë, dhe paraqitje e izoluar e bubullimave. Moti I lig me shi dhe erë të fuqishme po po mbretëron edhe ditën e sotme. Mot me vranësira i përcjellur me shi dhe erë do të shoqërojë deri në fund të javës.
