Maqedoni
Moti i keq, reshje shiu dhe erëra të forta, kapluan vendin
05.08.2020 15:52
Një stuhi e forte, dhe shi I rrëmbyeshëm I shoqëruar edhe me breshër..

Një stuhi e forte, dhe shi I rrëmbyeshëm I shoqëruar edhe me breshër goditi mbrëmë vendin. Reshje të mëdha të shiut pati edhe gjatë ditës së sotme. Nga enti Hidremetreologjik bëjnë me dije se mot jostabil do të kemi në gjithë territorin e vendit por që nuk egziston rrezik i tejmbushjes së lumenjëve për dalje nga shtrati. Sipas meteorologëve rreziku ëshzë evident vetëm tek lumenjtë me shtretër më të vegjël.
“Shirat e rrëmbyeshëm nuk paraqesin rrezik për lumenjtë më të mëdhenj në vend. Është e mundur që përmbytje të ujit të ketë në zonat urbane për shkak të pamundësisë për tu shpërndarë uji. Po ashtu, gjatë shirave intensive është e mundur rritja e shpejtë lokale e nivelit të ujit të lumenjve dhe përrenjve më të vegjël për të dalë nga shtretëri. Në rrethana të tilla, paralajmërojmë lëvizje të kujdesshme përgjatë lumenjve dhe përrenjve më të vegjël në të gjithë vendin.”, thonë nga Drejtoria Hidrometeorologjike e RMV-së
Dje edhe kryeqendra u godit nga stuhi e madhe të shiut të rrëmbyeshëm, breshër, duke paralizuar për një kohë qarkullimin në rajone të caktuara të qytetit, por pa shkaktuar dëme serioze. Cikloni është aktivizuar disa ditë më parë dhe më së shumti ka prekur Maqedoninë Veriperendimore. Të dielën cikloni do të dobësohet, ndërsa të hënën do të jetë aktiv vëtën në rajonet malore të vendit.
SEDAT SELIMI
