Botë
Covid-19- Kosovë, 15 të vdekur, 218 të infektuar
05.08.2020 17:00
15 viktima nga corona virusi janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit...

15 viktima nga virusi corona janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit, të dhënat njoftojnë se nga gjithsej 461 mostra të marra kan rezultuar pozitiv 218 përsona. Krahas tyre, në 24 orët e fundit janë shëruar 156 persona. Kosova ka disa ditë që po regjistron numër të madh vdekjesh, pasi numri i të infektuarve po rritet çdo ditë e më shumë. Institucionet shëndetësore po apelojnë për kujdes të shtuar, pasi gjendja është alarmante.
Covid-19- Shqipëri, 6 të vdekur 139 të infektuar
Situatë e rënduar është edhe në Shqipëri, gjatë 24 orëve të fundit Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se nga 561 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, 139 persona kan rezultuar pozitiv me virus me Covid 19. Ndërkohë që kanë humbur jetën 6 pacientë.
"Megjithë rastet ditore të identifikuara pozitive, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 69 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë. Ndërsa rastet aktive të prekura nga koronavirusi po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara.", tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, Shqipëri.
Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri,janë shëruar 69 pacient nga covid19. duke e çuar numrin e të shëruarve në 3123, që nga fillimi i epidemisë.
GYLTENE SINANI
