Libani shpalli 3 ditë zie kombëtare, tragjedi e paparë nga shpërthimi në Bejrut

05.08.2020 17:28

Më shumë se 100 persona humbën jetën dhe mbi 4000 të tjerë janë plagosur....

Më shumë se 100 persona humbën jetën dhe mbi 4000 të tjerë janë plagosur si pasojë e  një shpërthimi në portin industrial të Bejrutit, kryeqytetit të Libanit. Shpërthimi ndodhi  kur mori flakë një sasi prej 2750 ton nitrat amoni e ruajtur në një depo për afro gjashtë vjet. Fuqia e shpërthimit ishte sa një e pesta e bombës atomike të Hiroshimës.

Raportet tregojnë se shpërthimi është ndjerë qindra kilometra larg, deri në Qipro. Guvernatori i Bejrutit, tha se shpërthimi shkaktoi dëme në vlerë prej 5 miliardë dollarë.

Zyrtari libanez, i rrethuar nga anëtarët e ushtrisë, tha se erdhi në kërkim të 10 zjarrfikësve që u zhdukën në detyrë dhe se nuk kishte asnjë informacion rreth tyre.

“Unë kurrë nuk kam parë një shkatërrim kaq të madh. Kjo është një fatkeqësi kombëtare, kjo është një fatkeqësi për Libanin.” – tha Guvernatori i Bejrutit, Marwan Abboud.

“Ne duhet të qëndrojmë të fortë, duhet të qëndrojmë të guximshëm … por kjo është shumë” – shtoi Abboud.

Dëshmitarët flasin për përjeime e tmerrshme që kanë përjetuar.

“Shkova në punë dhe përnjëher pashë tym dhe zjarr, pas disa sekondave ndodhi shperthimi i madh dhe unë fluturova, pasi u zgjova, e pash veten në vend tjetër. Kisha humbur vetëdijen, forca e shpërthimit më kishte përplasur larg” – tha një dëshmitarë.

Presideni libanez  shpalli tre dite zie kombëtare. Autoritetet libaneze njoftojnë se përgjegjësit do të përballen me dënimin më të lartë. Shkatërrimi i plotë i portit Beirut do të ketë pasoja të jashtëzakonshme për vitet në vazhdim, thonë  ekspertët ekonomik të Lindjes së Mesme.

80% e furnizimit me grurë të Libanit arrin përmes këtij porti. I gjithë vendi varet nga ky port. Sipas  informacioneve zyrtare të Uashingtonit, shpërthimi është i qëllimshëm dhe është shkaktuar nga një bombë.

“Kisha takim me një numër të madh gjeneralësh dhe të njejtit dëshmojnë për këtë, sipas tyre shpërthimi nuk ndodhi për shkak të riparimit, ata e dinë më mirë se unë dhe mendojnë se kjo ishte një sulm, është vendosur bombë aty” – tha President i SHBA-ve, Donald Tramp.

Ekspertët thonë se vdekjet nga ky shpërthim pritet të vijnë me faza. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)