Kushtetuesja pritet të sjellë vendime për shkollat e Çairit
29.10.2014 12:20
Gjykata Kushtetuese pritet të deklarohet sot lidhur me vendimin e Komunës së Çairit për ndryshimin e emrave të katër shkollave shqipe.........

Nisma për verifikimin e kushtetutshmërisë së vendimit u ngrit nga drejtori i Inspektoratit të Pushtetit Lokal, Vanço Shehtanski.
Prej tre vitesh, katër shkollat e riemëruara me emrat “Imri Elezi”, “Jashar Bej Shkupi”, “Hasan Prishtina” dhe “Ismail Qemali” nuk mund t’i lëshojnë dëftesat e fundvitit dhe çfarëdo dokumente tjera me emrat e ndryshuar, sepse vendimi nuk është nënshkruar nga ministrat paraprak të Arsimit.
Ndërsa ministri aktual, Abdylaqim Ademi, kohë më parë për TVM-2 ka deklaruar se kjo çështje do të zgjidhet deri në fund të vitit.
