Bejrut, pas 24 orëve një vajzë e vogël nxirret e gjallë nga rrënojat
Një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Bejrut...

Një vajzë e vogël u gjet e gjallë në Bejrut pasi kaloi 24 orë nën rrënoja. Përmes dritës së pishtarit, ekuipazhi i shpëtimit duket teksa largon rrënojat nga koka e vajzës, e cila fatmirësisht u gjet e gjallë.
Ministri i Shëndetësisë raportoi se nga shpërthimi kanë vdekur të paktën 135 persona, megjithëse kjo shifër pritet të rritet, dhe 5,000 janë plagosur.
Të afërmit e njerëzve të zhdukur janë futur nëpër rrënoja për të kërkuar të dashurit e humbur. Mëngjesin e sotëm një burrë u nxorr i gjallë nga rrënojat e një ndërtese apartamentesh.
Ndërkohë, qytetarë të tjerë të dëshpëruar filluan kërkimet për të dashurit e tyre në internet dhe në spital, pasi dhjetëra njerëz u raportuan të zhdukur.
Qeveria e Libanit ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme
qeveria po ashtu vendosi që zyrtarët e portit të qëndrojnë nën arrest shtëpiak, veçanërisht ata që janë përgjegjës për kontrollin e materialeve shpërthyese që nga viti 2014 në depot e portit.
Gjendja e jashtëzakonshme do të jetë efektive për dy javë, me mundësi të zgjatjes së saj.
Siguria e kryeqytetit do të jetë nën autoritetin dhe përgjegjësinë e ushtrisë libaneze.
Autoritetet policore thonë se hetimi për shpërthimin do të jetë transparent dhe do të zgjasë për pesë ditë, dhe do të kërkohet përgjegjësi për fajtorët.
