Hiroshima, 75 vjetori i sulmeve bërthamore

06.08.2020 17:17

Para 75 vitesh më 6 gusht 1945 forcat amerikane....

Para 75 vitesh më 6 gusht 1945 forcat amerikane hodhën bombën atomike në qytetin japonez Hirushima, ndërsa tre dit më vonë edh në Nagasaki.

Për pasojë jetën e humbën mbi 140 mijë njerëz. Ceremonia e sivjeme ishte e kufizuar për shkak të virusit korona.

Megjithate  800 të mbijetuar dhe të pranishëm nga 80 shtete e shënuan këtë përvjetor në pranë memorialit të paqes në Hirushima.

91 vjeçari që ka mbijetuar bombardimet e përshkruan atë mëment sit ë tmerrshëm.

“Ajo ishte tragjike dhe mizore. Bombardime të tilla asnjëherë të mos përsëriten.“ – tha 91 vjeçari i mbijetuar në Hiroshima.

Në ora 8 e 15 minuta në Hiroshima me heshtje përkujtoi tragjendinë e para 75 vitesh. Me këtë rast kryetari i Hiroshimës në memorialin e paqes e vendosi regjistrin e 324 mijë e 129 viktimave nga bombardimi atomik.

“Si komb i vetëm që pësoi nga sulmi bërthmor, Japonia kërkon që në frymën e përkujtimit të Hiroshimës, bota të bashkohet në kërkesën për ndërprerjen e armëve bërthamore” – tha Kryetari i Hiroshimës, Matsi Kazumai.

Nga Hiroshima ka dalur edhe nisma e Kombeve të Bashkuara për marrëveshje kundër armëve bërthamore, të cilën SHBA dhe Rusia refuzojnë ta nënshkruajnë.

“Duke i respektuar parimet kundër amëve bërthamore, Japonia do të shërbejë si urë ndaj shteteve që kanë qëndrime tjera dhe do të apelojë të ndërmarrin aksion ndaj qëllimit pa armë bërthamore.“ – deklaroi Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Shënimi i 75 vjetorit të silmeve bërthamore në Hiroshima dhe Negasaki filloi mbrëm me lutjen për viktimat. (Leunora Kaliqi, TVM2)