Shpërthimi në Bejrut, rritet në 137 numri i viktimave, mbi 5000 të lënduar

06.08.2020 16:13

Ka arritur në 145 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut të Libanit....

Ka arritur në 145 numri i viktimave nga shpërthimi në Bejrut të Libanit, derisa numri i të lënduarve arrinë në mbi 5 mijë persona.

Autoritetet libaneze kanë shpallur tre ditë zie pas tragjdisë ndërsa dyshohet se shifrat finale të personave të vdekur do të mund të jetë shumë më e madhe.

Krahas viktimave dhe të lënduarve edhe 300 mijë njerëz kanë mbetur pa shtëpi ndërsa dëmi i shkaktuar vlerësohet prej 10 deri në 15 miljardh dollarë. Banorët e Bejrutit flasin të dëshpruar pas kësaj katastrofe.

“Për disa sekonda gjithçka ndryshoi për disa shkallë. Kishim shtëpi, familje, foshnjen tonë, tani nuk kemi asgjë” – tha një banore e Bejrutit.

“Po na qahet nga ajo që e shohim, vendi u shkatrrua. Kurdo që të bëjmë një hap përpara po kthehem 10 pas. Zoti na ndihmoftë.“ – tha një tjetër banorë.

“Nuk besoj se do të na ndihmoj qeveria. Shpresoj të jem gabim. Shpresoj të na ndihmojnë. Ndoshta vendet evropiane do të fillojnë të na ndihmojnë” – theksoi një banore e Bejrutit. 

Ndihma ndërkombëtare në Liban ka filluar të arrijë. Gjermania ka dërguar 50 pjestarë të mbrojtjes civile dhe 15 tonelata paisje për gjetjen e trupave nën rrënoja. Britania ka premtuar ndihmë prej 5,5 milion euro derisa nga Rusia ka arritur një aeroplan me mjek dhe paisje mjeksore. Italia ka dërguar një ekip zjarrfikësish.

Të mërkurën, qeveria ka urdhëruar që zyrtarët e portit të vendosen në arrest shtëpiak.

Ministri i Brendshëm libanez, Mohammed Fahmi, ka thënë se në portin e këtij qyteti besohet se kanë qenë më shumë se 2,700 tonë të nitratit të amonit. Fahmi ka thënë se kjo lëndë është ruajtur në portin e qytetit prej kur është konfiskuar nga një anije në vitin 2014. Por zyrtarët e portit kanë thënë se kanë kërkuar disa here nga gjyqësori leje për zhvendojen ose shitjen e kësaj lënde.

Ndërkohë Organizata “Amnesti Interneshënël” kërkoi hetime ndërkombëtare për fatkeqësinë.

“Secili që është i përzier në këtë do të përgjigjet, do të punojmë me gjithçka për të zbuluar të vërtetën. Por hetimet ndërkombëtare ti miratojë kuvendi me vendime ose ligj. Ne i kemi ndërmarrë procedurat dhe nuk e dimë se ku do të na çojnë” – tha Manal Abdel Samad Najad, Ministre e qeverisë së Libanit.

Presidenti francez Emmanuel Macron arriti për vizitë në Bejrut, dhe nga vendi i tragjedisë paralajmëroi ndihmë ndërkombëtare.

“Edhe pa tragjedinë kriza këtu është e thellë dhe kërkon përgjegjësi historike nga politikanët” – nënvizoi Presidenti i Francës, Emmanuel Macron.

Libani do të vazhdojë të vuajë nëse nuk zbaton reforma vlerësoi presidenti francez. (Farije Dauti – Bakiu, TVM2)