“Covid 19” në Kosovë, 16 të vdekur, 196 të infektuar

06.08.2020 17:52

Në Kosovë numri i të vdekurve nga virusi korona...

Në Kosovë numri i të vdekurve nga virusi korona edhe në 24 orët e fundit ka qenë i lartë. Autoritetet shëndetësore kanë njoftuar për 16 të vdekur dhe 196 të infektuar. Paoshtu janë regjistruar edhe 134 pacientë të shëruar.

Ndërkohë, Kosova ka nisur negociatat me partnerët ndërkombëtarë që veprojnë në fushën e shëndetësisë si, Agjencinë për Fëmijë të Kombeve të Bashkuara dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë për ta siguruar vaksinën kundër koronavirusit, në momentin kur një vaksinë e tillë prodhohet dhe kualifikohet për përdorim te njerëzit, bëjnë të ditur zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri tani arrinë në gjithsej 5 mijë e 480 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.908. Numri total i rasteve pozitive me virusin korona  në Kosovë ka aritur në 9.688 raste nga 39.278 persona të dyshuar. Numri i të vdekurve arrinë në gjithsejt 300 persona. (Gyltene Sinani, TVM2)