“Covid 19” në Shqipëri, 6 të vdekur, 127 të infektuar

06.08.2020 18:07

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjsitruar 6 të vdekur....

Në Shqipëri në 24 orët e fundit janë regjsitruar 6 të vdekur dhe 127 të infektuar, ndërsa janë shëruar 32 pacientë.

“Më shumë se 1 mijë raste aktive të prekura nga Covid19 po ndiqen në dinamikë nga mjeket e familjes sipas protokolleve të përcaktuara. Aktualisht ne spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 119 pacientë të konfirmuar pozitivë me Covid19, 22 pacientë janë në terapi intensive, 4 prej të cilëve të intubuar. Po ashtu në dy spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, përveç pacientëve të konfirmuar pozitivë me Covid19, po vijojnë të marrin trajtim edhe pacientë të dyshuar, të cilët po trajtohen sipas protokolleve përkatëse” – tha Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik.

Në nivel botëror numri i të infektuarve ka arritur në 18 milion e 839 mijë e 688 persona, prej të cilëve mbi 11 miljon e 384 mijë janë shëruar, ndërsa 708 mijë e 316 kanë vdekur. (Gyltene Sinani, TVM2)