Bislimoski, me kërkesë të kompanive mund të ulen çmimet
Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka shkaktuar...

Rritja e çmimit të energjisë elektrike ka shkaktuar reagime të shumta te opinion dhe sindikatat, madje sod në disa qytete janë paraparë edhe protesta.
Por në një intervistë për agjencinë e lajmeve, MIA, kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski ka deklaruar se rritja e çmimit të energjisë elektrike bazohet në parametra real.
Por ai ka shtuar se nëse kompanitë energjetike kërkojnë ulje të çmimit, Komisioni mund të marrë vendim brenda tre ditësh për uljen e çmimeve.
“Unë e kuptoj revoltën e qytetarëve dhe se është kohë krize. Kjo është arsyeja pse nuk e hoqëm tarifën e lirë të energjisë elektrike që është vetëm te ne. Ne i kemi analizuar hollësisht kërkesat e kompanive energjetike dhe kemi kërkuar të dhëna shtesë sepse nëse do t’i pranonim kërkesat, atëherë çmimi do të rritej me 25 përqind”, - ka deklaruar Bislimoski.
