Vetëvendosje, mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti

06.08.2020 19:49

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar qeverinë për keqmendaxhim me pandeminë....

Lëvizja Vetëvendosje e ka akuzuar qeverinë për keqmendaxhim me pandeminë, prandaj ka ndërmarrë nismë për mocion mosbesimi ndaj qeverisë Hoti.

Një gjë e tillë u bë e ditur në konferencën e sotme të partisë opozitare nga deputeti, Rexhep Selimi, i cili tha se VV-ja tashmë ka filluar mbledhjen e firmave, shkruan Koha.

“Nga sot Vetëvendosje nis mbledhjen e firmave për ngritjen e mocionit të mosbesimit ndaj qeverisë.” – tha Selimi.

Ai shtoi më tej se Vetëvendosje ka besim se do arrijë t’i mbledhë firmat e duhura për rrëzimin e qeverisë duke thënë se qeveria e tanishme ishte jokushtetuese.

Qeveria mes Vetëvendosjes e LDK-së u rrëzua pak kohë më parë pas një mocioni mosbesimi nga aleati i saj kryesore, LDK-ja.

Kjo e fundit pretendoi se shkak për këtë u bë mosheqja e taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe shkarkimi pa konsultim i ministrit të Brendshëm nga radhët e saj, Veliu.