Shkup, Tetovë, Gostivar dhe Kumanovë protesta kundër shtrenjtimit të rrymës
Në disa qytete të vendit u protestua kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike....

Në disa qytete të vendit u protestua kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike për 7.4 përqind, vendim që dit më parë u soll nga ana e komisionit rregullator të energjetikës, njofton “TVM2”.
Protesta në Shkup filloi nga Parku i Çairit dhe përfundoi para Qeverisë, ku qytetarët kërkuan ndërprerjen e kontartës me EVN në dhe zbritje të çmimit të energjisë për 46 %.
Qytetarët e anketuar nga TVM2, potencuan se kanë vendosur ti thonë STOP plaçkitjes legale të parave të tyre nga ana e EVN së.
“Realisht duhet të jetë 1500 denarë, 2 antar jemi ngrohemi me dru unë paguj 3000, 2500 den, d.m.th vjedhje ka me shumicë”.
“Patjetër duhet të paguhet, nëse nuk paguan një muaj din ta ndalojnë rrymën dhe për kyçje duhet të paguhet 30-40 euro”.
“Pensionisttët paguhen 8 deri 10 mijë denarë, si do të paguajnë ata këtë duhet ta kuptojmë”.
“Marrë 14 mijë denarë pension, paguaj 4, 5 mij denarë rrymë dhe plus tjera harxhime nuk mundemi të dalim në fund” – thanë disa nga qytetarët e anketuar.
Në kohë kur mijëra qytetarë të Maqedonisë kanë humbur vendet e punës, kjo është e pakuptimtë, EVN nuk guxon të luajë rolin e rrjepësit të konsumatorit dhe nuk guxon ti rrit çmimet edhe më tej.
Përfaqësuesit e këshillit protestues potencuan se nëse kërkesa e tyre has në vesh të shurdhër, nuk përjashtohet mundëia e radikalizmit të protestave.
“Këtu do të rijmë, këtu do flejmë, do të ngrisim tenda se nuk na pengon askush por edhe prej këtu ju bëj thirrje partive politike qofshin opozit apo pozit, opozita presim të na mbështet në rrugë, ndërsa pozita në parlament” – tha Ilir Reçi nga Këshilli Protestues.
“Qeveria e RMV- së urgjentisht të ndërpresë kontratën famëkeqe me EVN, distributorin privat të energjisë elektrike në RMV e cila keqpërdori monopolin nga Qeveria” – deklaroi Omer Bajrami nga Këshilli Protestues.
Revoltën e tyre ndaj shtejtimit të rrymës e shprehën edhe qytetarët e Tetovës.
“Unë e kam vajzën dhe djlain në Zvicër, për tre muaj paguajnë rrymë 100 euro, këtu ne 100 euro për një muaj dhe rroga është as 100 euro”.
“Mos të kenë mëshirë për këtë popullatë në këtë gjendje kjo është papërgjegjsi dhe idiotizëm”.
“Të anulohet dhe të bëhet zbritje që popullta të gjindet në këtë situatë, presim momente më të mira”- thanë disa nga protestuesit në Tetovë.
U protestua edhe në Kumanovë.
“Është e çuditshme se si kemi duruar deri tash, pse nuk ka pasur protesta më herët, por shpresoj që protestat të vazhdojnë dhe të ketë rezultat në fund”.
“Në këtë gjendje pandemie me lehtësu si shembulli i Evropës që lehtësoi çdo gjë, edhe neve për rrymën” – u shprehën disa nga qytetarët kumanovarë që kishin dalur të protestojnë kundër shtrenjtimit të rrymës nga ana e EVN-së.
“Kërkojmë anulimin e këtij vendimi dhe dorëheqjen e anatreëve të komsionit rregullarto të energjetikës, lirimin e rrymës për 25 % gjatë kohës së pandemisë dhe demonopolizimin e energjisë elektrike” – thanë nga Këshilli Organizativ në Kumanovë.
Këshilli protestues kërkon edhe faljen e kamatave të faturave që qytetarët nuk i kanë paguar, sepse llogaritë e larta janë shkaktarë për mospagesën në kohë. (Flutura Latifi, TVM2)
