Ademi: Plan i ri se si do të zhvillohet viti shkollor
Tashmë është përgatitur një plan i ri....

Tashmë është përgatitur një plan i ri për mënyrën se si do të zhvillohet viti akademik 2020-2021. Planeti për fillimin e vitit shkollor nga shtatori do të publikohen në ditët në vijim. Mendimet e të gjithë atyre që janë të përfshirë në këtë proces janë marrë parasysh, theksoi ministri i Arsimit, Arbër Ademi.
Gjate konferencës u tha se 59 % e drejtorëve të anketuar, 58 % e mësuesve të shkollave fillore dhe të mesme dhe 46 % e prindërve të anketuar mbështesin mësime të rregullta në klasë në përputhje me protokollet. Ndersa 36 % e drejtorëve të anketuar, 33 % e mësuesve të shkollës fillore dhe 38 % e mësuesve të shkollave të mesme, si dhe 35 % prindërve, mbështetën modelin e kombinuar të mësimit në klasë dhe mësimit në distancë.
“Organizimi i mësimit në më tepër ndrime në qoftë se është organizuar në 1 ndrim mundë të bëhet në dy, në rast se është organizuar ne 2 mundet në 3 ndrime ose eventualisht edhe në 4 ndrime në mënyrë që të ruhet disantanca fizike ne mes nxënësve, të organizohet procesi arsimor në përputhje me protokolet, ndërsa të meren spicifikat ne shkollat përklatëse. Kjo është nga zgjidhjet e modaliteteve që do të shqyrtohen gjatë ditëve në vijim. Distancë fizike duhet të ketë duhet të respektohen protokolet ndërsa procesi arsimor mundë të organ izohet në më tepër ndrime” – u shpreh Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi.
Minsitri Arbër Ademi tha se sa i perket buxhetit dhe vetë komunave si themeluese të shkollave fillore dhe shkollave të mesme për realizimin e procesit arsimor, e mbeshtesim edhe me mjete buxhetore, nga buxhti qendror në trajtën e bllok dotacioneve .Ademi tha se ka të holla jo vetëm për të kompenzuar pagën e mësimëdhënsve por edhe për të mbuluar edhe shpenzime të tjera të cilët kanë të bëjnë më mbar vajtjen e procesit arsimor. (Rejhane Bushi – Metaj, TVM2)
