Mbrojtja nga “Covid 19”, qytetarët: Mund të mbrohemi nëse respektojmë masat
Numri i pacientëve të infektuar me virusin korona....

Numri i pacientëve të infektuar me virusin korona gjatë stinës së vjeshtës pritet të rritet, thonë autoritet shëndetsore. Për shakk të ftohejes së motit, viruseve sezonale, mjekët drujnë për rritje akoma më shumë të numrit të infektimeve nga “Covid 19”, dhe paralajmërojnë se janë duke i bërë përgatitjet e fundit për të pritur edhe situata nga më të vështirat.
Disa qytetarë të anketuar nga TMV2 thonë se nuk e dijnë se a do të jetë virusi më akitv, megjithëse pavarësisht të gjithave ato i respektojnë masat shëndetësore.
“Do ta shohim, nuk e di! Kush mund ta dij atë. Masat i respektojmë, nesë nuk i respektojm mbaruam”
“Siç flasin nëpër media do të jetë aktiv. Unë besoj, por ka njerëz që nuk besojnë. Nuk mundet që e gjithë bota të jëtë e kapluar me korona virusin dhe mos të besohet, këtë nuk e kam të qartë. Unë personalisht besoj se ka virus”.
“Ka virus, mirëpo nuk është me aq rrezik siç e bëjnë autoritet. Viruse çdo herë kemi pasur. Ka pasur edhe të vdekur por tash e bëjnë më të madhe”.
“Sigurisht që do të jëtë. Kur është ftohët, virusi shpërndahet” – thanw disa nga qytetarwt e intervistuar nga TVM2.
Gjatë vjeshtës starton edhe viti shkollor, gjë që shkakton problem më të madh për shpërndarjen e virusit korona.
Ministri i Shëndetësisë, venko Filipçe tha se vendi është në përgstitje e sipër për të qenë gati që nga muaji shtator të përballet edhe me skenarin më të keq të mundshëm të përhapjes së virusit.
Vala e dytë e virusit, sipas Filipçes, ishte rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje. Ai konsideron se duhet të ketë sanksione atje ku nuk respektohen masat. Gjatë periudhës së kaluar, siç tha ministri, kishte lëshime, njerëzit nuk kontrolloheshin si dhe vendet ku organizoheshin ngjarje. Edhe qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm se masat duhet të respektohen për ta mbrojtur shëndetin e të gjithëve.
Virusi korona është akoma i panjohur për shkencën. Ende është e paqartë pse disa njerëz preken për të dytën here nga virusi i njejtë edhe pse një here kanë qenë të diagnostikuar dhe më pas të shëruar nga “Covid 19”. (Sedat Selimi, TVM2)
