TEC Manastir, edhe përkundër vërshimeve, vazhdon prodhimi i energjisë

07.08.2020 17:22

Në TEC Manastir vazhdon prodhimi i energjisë elekterike....

Në TEC Manastir vazhdon prodhimi i energjisë elekterike edhe përkundër ndërprerjes së gërmimeve dhe transportit të qymyrit si pasoj e përmbytjeve nga shirat e ditëve të fundit. Kështu të paktën njoftojnë nga ESM sipas të cilëve situata me vërshimet është drejt përmirësimit.

"Prodhimi i vazhdueshëm i energjisë elektrike nuk është vënë në dyshim deri më tani dhe vazhdon në përputhje me planin dhe nevojat e sistemit të energjisë," njoftuan nga SH.A ESM.

Sipas të punësuarve, rreshje intensiv në Minierën Suvodol nuk kanë nodhur në 20 vitet e fundit. Punonjësit e TEC - Manastir me mekanizëm ridrejtojnë rrjedhën e ujit, me qëllim që të zvogëlojnë hyrjen në pjesën ku janë vendosur gërmuesit e mëdhenj për gërmime të qymyrit.

Por për çdo situate nëse do të jetë e nevojshme nërhyrja, ESM-së  i janë vënë në dispozicion resurset e Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe Ushtrisë.

Kjo është hera e tretë që po vërshohet miniera Suvodol pranë TEC Manasitr.

Nga VMRO akuzuan se ndërprerja e transportit të qymyrit nga miniera Suvodol në TEC Manastir nuk u ndërpre si pasoj e vërshimeve,  por si pasoj e kaosit që është krijuar nga puna e papërgjegjshme dhe joprofesionale e qeverisë.

Këto akuza nga TEC Manastir, i quajtën si joetike në kushte fatkeqësie natyrore. (Zekirja Mexhiti, TVM2)