“Covid 19”, Kosovë, 3 të vdekur dhe 181 raste të reja

07.08.2020 19:10

Situata me koronavirusin në Kosovë ka filluar të përmirësohet...

Situata me koronavirusin në Kosovë ka filluar të përmirësohet, pavarësisht se edhe më tej shënohen viktima. Autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 3 pacientë që kanë humbur jetën. Krahas tyre, në 24 orët e fundit prej 463 mostra të testuara, 181 prej tyre kanë marrë rezultate pozitive. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se këto shifra e çojnë numrin e përgjithshëm në 9 869.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 125 pacientë. Numri i rasteve aktive aktualisht është 3.961