Botë
OKB: Krizë humanitare në Liban pas shpërthimit
08.08.2020 13:46
Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë humanitare...

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar për një krizë humanitare në Liban pas shpërthimit shkatërrues të së martës në Bejrut.
Libani po vuante një rënie të madhe ekonomike përpara shpërthimit, e cila la të paktën 154 njerëz të vdekur, 6,000 të plagosur dhe 300 mijë të pastrehë. ndërkohë ekipet e shpëtimit vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja, apsi mbi 6- persona ende llogariten të zhdukur. Programi Botëror i Ushqimit tha që dëmtimi i portit të Bejrutit do të ndërpriste furnizimet ushqimore dhe do të rriste çmimet.
Organizata Botërore e Shëndetit ka deklaruar se sistemi shëndetësor ishte dëmtuar rëndë, me tre spitale jashtë funksionit. Ndërkohë, presidenti libanez Michel Aoun refuzoi thirrjet për një hetim ndërkombëtar për shpërthimin, dhe tha se autoritetet lokale do të shqyrtonin nëse ai ishte shkaktuar nga “ndërhyrje e jashtme”, siç është një bombë.
Udhëheqësi i lëvizjes militante Hezbollah, Hassan Nasrallah, mohoi pretendimet se kishte ruajtur armë ose municion në port. Shpërthimi katastrofal erdhi si rezultat i shpërthimit të 2,750 ton nitrat amoniumi që ishte ruajtur në mënyrë të pa sigurt në port për gjashtë vjet.
